Skip to content

Latest commit

 

History

History
86 lines (51 loc) · 2.72 KB

database.md

File metadata and controls

86 lines (51 loc) · 2.72 KB

Fillimi me Bazat e të Dhënave

Konfigurimi

Laravel e bën lidhjen me bazat e të dhënave dhe ekzekutimin e query-ve shumë të thjeshtë. Skedari i konfigurimit të bazës së të dhënave është app/config/database.php. Në këtë skedar mund të përcaktoni të gjitha lidhjet dhe një të paravendosur. Shembuj për të gjitha sistemet e përkrahura ndohen në po atë skedar.

Aktualisht, Laravel përkrah katër sisteme: MySQL, Postgres, SQLite dhe SQL Server.

Ekzekutimi i Query-ve

Pasi të keni konfiguruar lidhjen me bazën e të dhënave, mund të ekzekutoni query duke përdorur klasën DB.

Ekzekutimi i një Query SELECT

$results = DB::select('select * from users where id = ?', array(1));

Metoda select do të kthejë gjithmonë një vektor me rezultate.

Ekzekutimi i një Query INSERT

DB::insert('insert into users (id, name) values (?, ?)', array(1, 'Dayle'));

Ekzekutimi i një Query UPDATE

DB::update('update users set votes = 100 where name = ?', array('John'));

Ekzekutimi i një Query DELETE

DB::delete('delete from users');

Note: Query-t update dhe delete kthejne numrin e rreshtave të prekur nga veprimi.

Ekzekutimi i një Query të Përgjithshme

DB::statement('drop table users');

Mund të "dëgjoni" për evente të bazës së të dhënave duke përdorur metodën DB::listen:

Dëgjimi për Evente

DB::listen(function($sql, $bindings, $time)
{
	//
});

Transaksionet

Për të ekzekutuar disa veprime brenda një transaksioni të vetëm, mund të përdorni metodën transaction:

DB::transaction(function()
{
	DB::table('users')->update(array('votes' => 1));

	DB::table('posts')->delete();
});

Aksesimi i Lidhjeve

Kur përdorni më shumë se një lidje, mund ti aksesoni përmes metodës DB::connection:

$users = DB::connection('foo')->select(...);

Gjithashtu, mund të merrni instancën PDO:

$pdo = DB::connection()->getPdo();

Ndonjëhere mund t'ju duhet të rilidheni me një bazë të dhënash:

DB::reconnect('foo');

Logimi i Query-ve

Laravel i ruan në memorje të gjitha query-t e ekzekutuara për kërkesën aktuale. Megjithatë, në disa raste, si në futjen e një numri të madh rreshtash, kjo mund të bëjë që aplikacioni të përdorë më shumë se memorja në dispozicion. Për të çaktivizuar logimin, mund të përdorni metodën disableQueryLog:

DB::connection()->disableQueryLog();